Bieber-Miley, më shumë se shoqëri?

13/06/2013 18:10

Justin Bieber dhe Miley Cyrus u fotografuan në daljen e një klubi nate së bashku, duke ndezur spekullimet se midis tyre mund të ketë diçka më shumë se një miqësi e thjeshtë.

Dy yjet e muzikës pop, të cilët i lidh një miqësi që në fëmijërinë e hershme, u fotografuan së bashku të mërkurën në një prej klabeve më të njohur të Hollivudit.

Sipas disa burimeve, Bieber dhe Miley kaluan vetëm dhjetë minuta së bashku, përpara se të largoheshin në një destinacion të paditur.

Një burim tha se 19-vjeçari hyri në klab rreth orës 1.50 të mëngjesit, eci drejt e në tavolinën e Miley dhe u larguan së bashku rreth orës 2.00.

Disa orë më parë, mëngjesin e së mërkurës, Bieber ishte parë sërisht duke ecur në lagjen në të cilën banon Cyrus.

Të gjitha këto elementë kanë ngjallur dyshimet se midis të dyve mund të ketë diçka më shumë se thjesht miqësi, ndonëse nga ana e saj, Miley është e lidhur me Liam Hemsworth.

Sa i përket Justin, ai mbetet beqar që prej ndarjes me ish-të dashurën, aktoren dhe këngëtaren Selena Gomez.

Top Channel