Vdes personi më i vjetër në botë

12/06/2013 12:45

Burri më i moshuar në histori ka vdekur në moshën 116-vjeçare në një spital të Japonisë. Jiroemon Kimura është certifikuar nga libri i rekordeve Guinness si njeriu më i moshuar në planet në dhjetorin e vitit të kaluar.

Ish-punonjësi i Postës Japoneze ishte babai i 7 fëmijëve, gjyshi i 14 nipërve e mbesave, stërgjyshi i 25 fëmijëve dhe katragjyshi i13 të tjerëve.

Zoti Kimura ka lindur në vitin 1897 dhe vdiq për shkak të një pneumonie. Ai ka thënë se jetëgjatësia e tij ishte falë dritës së diellit.

Titulli i personit më të vjetër në botë tashmë mbahet nga një grua japoneze, 115-vjeçarja Misao Okawa.

Top Channel