Shakira: Suksesi i martesës sime, liria që i jap Pique

12/06/2013 19:45

Nëse pyesni Shakirën, çelësi i një martese të suksesshme është që ”të lejosh bashkëshortin që të ketë botën e tij private”.

36-vjeçarja, një prej këngëtareve më të njohura dhe më të suksesshme të botës dha këtë këshillë në kuadrin e një interviste, për revistën “Elle” të muajit korrik.

“Ai ka botën e tij në të cilën unë nuk ndërhyj kurrë”, deklaroi dy herë fituesja e çmimeve “Grammy”, nënë e një djali disa-muajsh me partnerin 11 vjet më të ri.


Shakira, me te birin e saj disa-muajsh, Milan

“E di që Pique qëndron me mua jo për shkak të ndonjë interesi dhe e vetmja gjë që na bashkon është dashuria e ndërsjelltë. Nuk kam se çfarë t’i ofroj përtej feminilitetit tim”, shtoi kolumbiania.

Top Channel