SHBA, Miss-i me vetëm një dorë

11/06/2013 00:00

Miss Iowa 2013 është një vajzë 23-vjeçare me vetëm një dorë. Nicole Kelly mori kurorën e mbretëreshës së bukurisë ditën e shtunë pas një konkurrimi 3-ditor dhe tashmë do të luftojë për të fituar Miss Amerikën në muajin shtator.

Ajo është shprehur se do e përdorë këtë fitore për të hapur diskutimin mbi kapërcimin e handikapeve të ndryshme.

“Kam provuar të bëj gjithçka: sport, kërcim, not… Nuk ka gjë që nuk do të provoja. Gjithmonë jam përballur me njerëz që më ngulnin sytë për shkak të handikapit tim dhe vendosa që t’i jap leje për të më ngulur sytë duke u ngjitur nëpër skena”, thekson Nicole Kelly.

Top Channel