Këpucët e mira të çojnë gjithmonë atje ku duhet, thotë një shprehje e urte. Dhe kepucët e tij nuk do te lenë kurre ne balte.

Janë të bukura, të rehatshme dhe shume rezistente. Keto jane kepucet e Benit, nje mjeshter që 30 vite te jetes ja ka kushtuar ketij zanati.

Dhe ne nje kohe kur te ofrohet gjithecka e gatshme nga kjo industri, ai ka arritur te kete klientet e tij te besuar.

“Kam shumë klientë, që e pëlqejnë, ndërsa një pjesë tjetër e shohin si diçka e jashtëzakonshme dhe çmimet që ofroj të larta”, tregon këpucari për “Pasdite” në “TCH”.

Te kesh nje pale kepuce te personalizuara, unike ne pamje dhe te krijuara enkas per kemben tende, nuk eshte nje luks qe mund ta gjesh aq lehte ne Shqiperi.

Perveçse unike ne forme, kepucet e Benit kane te tjera vecori qe te bejne t’i besosh kembet duarve te tij.

“Klientët mahniten që ekziston akoma që dikush bën këpucë me porosi, por edhe kështu, mbi të gjitha eshte kepuce, i ka te gjitha parimet, nga tabani i sholles, astari prej lekure etj. Kjo eshte kepuca me e veçante qe kam, eshte artizanale, me tabak original, eshte këpucë e viteve 20 e une s’po e humbas si tradite”, tregon Beni, duke shfaqur këpucët e antikuariatit.

Artizani i kepuceve mund te krijoje gjithçka i dikton fantasia e tij dhe e klienteve. Kepuce e sandale grash dhe burrash. Te rehatshme dhe moderne njekohesisht. Por, nuk e ka gjithmone te lehte te permbushe tekat e klienteve, pasi tregu per lenden e pare ne vend eshte shume i varfer.

“Në Shqipëri nuk ka asgjë. Ka disa persona qe merren me lenden e pare, por s’eshte gje. Per shembull, sjellin kete lloj sholle qe e punojne te gjithe, por une dua te veçante, si kjo sholla ketu qe eshte e shtrenjte e s’e punon njeri tjeter”, shprehet Beni.

Viola, bashkeshortja dhe njekohesisht ndihmesja e tij, tregon se kepucet e Benit mund te te mbulojne shume defekte. Qe nga kembet me numra te ndryshem, devijimet e kockave e deri… “ne personat qe kane defekt në kemba, qe çalojne, iu ben nje mbushje nga brenda qa nuk e kupton fare qe çalon”.

“Kjo eshte nje kepuce qe i ka kockat e dala zonja dhe i kam mbushur kallupin ne gjeresine e saj dhe te kesaj natyre kam me dhjetra kliente”, thotë Beni, duke treguar këpucët e veçanta.

Beni eshte vertet nje kepucëbërës special. Ai realizon kepucën e veçante per rastin e veçante. “Kam bërë sandale nusesh, i kam përshtatur edhe me tantellën e fustanit e doli një kryevepër. i kemi punuara Julianës çizmet për Eurovision, pastaj Elvanës çizme për një videoklipe. Ishte një javë punë, por ia vlejti”, thotë këpucari, i kënaqur me “krijesat” që ka realizuar me duart e tij.

Top Channel