Armë bërthamore amerikane në Holandë

10/06/2013 15:20

Rreth 22 armë bërthamore amerikane ndodhen në territorin holandez, konfirmoi vetë ish-kryeministri Ruud Lubbers.

Lubbers, shef ekzekutivi nga vitit 1982 deri ne 1994-ten, sqaroi se bombat janë vendosur në dhoma të fshehta nëntokë, në bazën ajrore Volkel.

Këto pohime ai i bëri në një dokumentar për “National Geographic”, ku u shpreh: “Nuk do ta kisha besuar kurrë se ato gjëra të kota do të vazhdonin të mbeteshin aty deri në 2013-ten”.

Prania e armëve bërthamore në tokën holandeze është përfolur prej kohësh, por Lubbers është zyrtari më i lartë që konfirmon ekzistencën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA