Pas një periudhe të gjatë problemesh me peshën, Britney Spears duket se është rikthyer e lumtur dhe e shëndetshme, ndërsa përgatitet që të zhvendosë rezidencën e saj kryesore në Las Vegas.
Spears, e cila në vitet e fundit ka luhatur vazhdimisht me peshën e saj, është rikthye së fundmi në linjat e saj më të mira dhe kjo është meritë e një kombinimi të çuditshëm, e punës fizike dhe një diete të veçantë.
31-vjeçarja, ka pasur mundësi që të punojë me një përgatitës të përgatitur fizik, i cili i ka shërbyer më parë edhe Janet Jackson, Pink apo “The Jonas Brothers”.
Britney Spears, ne formen e saj me te mire, ne vitin 2001
Dieta dobësuese e Britney përfshinte pesë vafte të detyrueshme në ditë, me një ushqim të përzgjedhur për të ulur peshën, por pa stërmunduar trupin gjatë stërvitjes së tij të vazhdueshme.
Perpara tre vitesh, Britney dukshem mbipeshe
Përsa i përket stërvitjes, siç bëri të ditur vetë trajneri fizik, ajo përqendrohej në ushtrime basketbolli, biçikletë, kërcime me një këmbë dhe pompa.
Top Channel