Letra e dyshimtë, që iu dërgua presidentit amerikan, Barak Obama, është e ngjashme me dy letrat me helm në adrese të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, që lidheshin me mbështetjen e tij për kontrollin më të rreptë të armëve.
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara tha se letra drejtuar presidentit amerikan po kontrollohet nga hetuesit e FBI-së. Media amerikane shkruan se tre letrat, njëra dërguar Obamës dhe dy të tjerat Blumberg, vijnë nga qendra postare e Shreveport, e cila kontrollon postën e Luizianës, Teksasit dhe Arkansasit.
Shefi i policisë së Nju Jorkut, Rej Kelli, u tha gazetarëve se beson që letra, që i është dërguar shefit të Shtëpisë së Bardhë, është e ngjashme me ato, që i janë dërguar Blumbergut.
Ricini është një mijë herë më helmues se cianuri dhe mund të shkaktojë vdekjen nëse thithet, gëlltitet apo injektohet.
Top Channel