Totozani: Denonconi shkeljet gjatë fushatës

28/05/2013 00:00

Avokati i Popullit Igli Totozani u bën apel qytetarëve të mos ngurrojnë e
të denoncojnë rastet e shkeljeve të të drejtave të tyre nga partitë
politike gjatë fushatës elektorale apo procesit zgjedhor.

“Qytetarët mund t’i drejtohen institucionit tonë, në rast kur kanë vënë re gjatë kësaj fushate shkelje të të drejtave të njeriut. Nëse një punonjës i aministratës publike gjendet nën presion për mbajtjen e vendit të tij të punës dhe thërritet në mitingje të ndryshme elektorale jashtë këtij vullneti, kjo përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe Avokati i Popullit është brenda kompetencës dhe juridiksionit të tij. Nëse një punonjës i administratës publike për arsye të bindjeve të caktuar, i mbahet një kartë identiteti për shkak se mendohet se voton ndryshe; nëse një fëmijë, në vend që të rrijë në klasë dhe të zhvillojë orët mësimore, hiqet nga mësimi dhe dërgohet në mitingje elektorale, ky është një rast që është brenda kompetencës dhe juridiksionit të Avokatit të Popullit”, tha Totozani.

Totozani theksoi se krahas denoncimeve te qytetareve eshte duke u pare mundesia, qe nje grup pune nga ky institucion te beje monitorime nese punonjesit e administrates respektojne orarin e tyre zyrtar ne sherbim te qytetarëve apo kane lene zyrat per angazhimet partiake, ne shtabet elektorale te ngritura nga partite.

Po keshtu, ai theksoi dhe rekomandime qe do te dergoje prane Ministrise se Arsimit per shkeljen e te drejtave te femijeve gjate fushates elektorale.

“Jo vetëm Ministrisë së Arsimit, por edhe administratës publike, qoftë lokale qoftë publike, në rast se kur konstatohet që administratorë publikë, në vend të jenë në zyrë, janë në miting, kjo do të jetë një rast për t’u denoncuar nga Avokati i Popullit dhe do të ketë rekomandimet përkatëse. Jemi duke i parë mundësitë e monitorimeve të papritura nga ana e stafit tonë, në Bashki, në komuna, në shkolla”, tha Totozani.

Avokati i Popullit nuk mund te perfshihet ne çeshtjet e politikes, por denoncimet e qytetareve per shkeljene te drejtave te tyre jane kompetence e ketij institucioni. Avokati Totozani i beri keto komente gjate nje takimi me perfaqesues te agjensise per asistence ligjore falas ne Kosove.

Top Channel