Siria, BE heq embargon e armëve

28/05/2013 00:00

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian pranuan të mos e ripërtërijnë
embargon e armëve ndaj Sirisë, e cila skadon të shtunën.

Por shefat e diplomacive te bllokut e bene te qarte se nuk per momentin, nuk eshte marre ndonje vendim per t’i derguar arme opozites ne kete vend dhe te gjitha sanksionet e tjera do te vazhdojne te mbeten ne fuqi.

“Vendet anetare, ne kete faze, nuk do te dergojne arme ne siri. keshilli do ta rishikoje pozicionin e tij perpara 1 gushtit 2013 ne baze te raportit te perfaqesuesit te larte pas konsultimeve me sekretarin e pergjithshem te OKB-se lidhur me nismen amerikano-ruse dhe angazhimin e paleve ne konflikt”, tha Catherine Ashton, shefe e diplomacisë së BE-së.

“Bashkimi Europian pranoi t’i jepet fund embargos se armeve ne Siri, ndersa do te vazhdojne te mbeten ne fuqi te gjitha sanksionet e tjera ekzistuese ndaj regjimit ne kete vend. Ky eshte rezultati qe deshironte Mbreteria e Bashkuar. Per shume shtete qe e veshtire, ndaj edhe diskutimet zgjaten kaq shume, por mendoj se ishte vendimi me i drejte”, theksoi William Hague, ministër i Jashtëm i Britanisë.

Gjate diskutimeve 12 oreshe ne Bruksel, ministrat e jashtem nuk dolen dot me nje vendim unanim per zgjatjen e emargos se armeve, ndaj u mjaftuan vetem me riperteritjen e sanksioneve ekzistuese, perfshire ngrirjen e aseteve te presidentit Bashar al Assad dhe bashkepunetoreve te tij, kufizimet mbi tregtine e naftes si dhe ato mbi transaksionet financiare.

Britania dhe Franca ishin ato qe kembengulen t’i dergohen arme kundershtareve te moderuar te Assad-it, nje veprim qe sipas Londres dhe Parisit  do ta shtynte Damaskun drejt kerkimit te nje zgjidhjeje politike per konfliktin dy vjecar. Eshte e qarte se ne te ardhmen e afert, vendimi i bllokut europian nuk do te perbeje ndonje ndryshim te madh ne terren.

Zhvillimet ne Bruksel vijne ne kohen kur luftimet per kontrollin e qytetit kufitar te Qusairit jane pershkallezuar ndjeshem ndersa raportohet se nje gazetare e televizionit shteteror sirian eshte vrare nga rebelet. 27-vjeçares Yara Abbas dhe kameramanit e shoferit qe e shoqeronin, i eshte zene prite nga nje grup kryengritesish gjate rruges per ne Qusair. Qyteti strategjik ne afersi te kufirit me Libanin eshte shnderruar tani ne fushëbetejen e radhes mes forcave qeveritare dhe kundershtareve te regjimit.

John McCain viziton rebelët në Siri

John Mccain, një prej zërave më me peshë në Senatin Amerikan, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Siri ku u takua me rebelët qe prej dy vjetesh i kundërvihen regjimit te Bashar al Assad-it.

Ndihmesit e senatorit republikan thone se ai kaloi ne Siri nga Turqia e bisedoi me komandantin e ushtrise së lirë siriane, gjeneralin Salam Idris. McCain qendroi per disa ore ne vendin e trazuar perpara se te kthehej ne territorin turk.

Pergjate kesaj kohe, foli edhe me lidere rebele nga pjese te ndryshme te vendit, perfshire vatrat e nxehta te konfliktit, Alepon, Homsin dhe Idlibin. Keta te fundit kerkuan edhe nje here qe Shtetet e Bashkuara t’i furnizojne me arme ne menyre qe te vazhdojne luften e tyre kunder Assadit.

Kryengritesit bene gjithashtu thirrje per vendosjen e nje zone te ndalim fluturimit dhe per sulme ajrore kunder forcave qeveritare. Senatori 76-vjecar është një nga zërat kryesorë në Kongresin Amerikan që po bën thirrje për ndihmë më të madhe amerikane për rebelët sirianë. Vizita e tij e shkurtër në Siri e bën një prej zyrtarëve më të lartë amerikanë që kanë shkelur atje qe prej fillimit te revoltes marsin e vitit 2011.

Në një intervistë me blogun amerikan ‘Daily Beast’, gjenerali Idris sqaroi se Senatori u takua me rebelët e Ushtrisë së Lirë siriane në të dyja anët e kufirit turko-sirian e shtoi gjithashtu se rebelët kishin ardhur nga e gjithë Siria që të parë e takuar ligjvënësin e shquar amerikan. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA