“Boy Scouts” pranojnë edhe të rinj gay

24/05/2013 03:10

Të rinjtë gay do të lejohen të bashkohen në rrjetin “Boy Scouts of America”, një vendim historik ky i kësaj organizate, që thotë se do ta ruajë të kthjellët nga “një çështje e vetme, përçarëse dhe të pazgjidhur shoqërore”.

Më shumë se 60% e Këshillit Kombëtar të grupit me 1400 anëtarë votoi të enjten për këtë ndryshim, gjatë një mbledhjeje të përvitshme në Grapevine të Teksasit, që do të hyjë në fuqi më 1 janar.

“Asnjë të riu nuk do t’i mohohet anëtarësimi në BSA, për shkak të orientimit seksual apo preferencave individuale”, thuhej në rezolutë. Gjithsesi, BSA nuk do të lejojë që të rriturit gay të jenë pjesë e lidershipit.

“Rezoluta përforcon idenë se ‘Zbulimi’ është një program të rinjsh dhe, ndonjë sjellje seksuale hetero apo homo, nga ndonjë i ri i kësaj organizate është në kundërshtim me virtytet e ‘Zbulimit’,” thuhej në deklaratën e organizatës 103-vjeçare, pas votimit.

BSA bëri të ditur se nuk ka plane për rishikime të mëtejshme të kësaj çështjeje. Presidenti, Wayne Perry, tha se votimi erdhi pas “një dialogu gjithëpërfshirës me familjen e ‘scouting’, që ishte i lodhshëm por edhe shumë respektues”.

“S’ka rëndësi si ndihesh rreth kësaj çështjeje, fëmijët janë ende më të mirë në këtë sistem organizativ”, tha Perry për reporterët. “Misioni ynë është për t’i shërbyer çdo fëmije”.

Reagimet nga grupet e interesit, ndaj votimit të së enjtes, kanë qenë të menjëhershme. Fushata për të Drejtat e Njeriut (HRC) tha se BSA ndërmori një “hap historik përpara”. “Për fat të keq, politika e re nuk shkon aq larg sa duhet, duke lënë të rriturit ‘Eagle Scouts’, liderët dhe prindërit prapa”, tha grupi.

Zbuluesit për Barazi dhe GLAAD përgëzuan “angazhimin e BSA-së për të krijuar një organizatë më gjithëpërfshirëse”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA