PD: Mandatin e 5-të në Lezhë

21/05/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha vijoi takimet në zonën e Lezhës ku ka
inauguruar edhe rrugën e re Shën Koll-Tale-Hidrovor, 6 kilometra dhe që
kap një vlerë investimi 136 milionë lekë.

Realizimet e Qeverise aktuale kane qene ne qender te fjales se Kryeministrit, i cili vuri ne dukje ndryshimin e madh qe sipas tij ka patur Shqiperia ne keto 8 vite.

“Në memorjen tonë janë të freskëta orët e zgjatura çdo ditë pa energji elektrike. Në memorjen tonë janë të freskëta situata e furnizimit me ujë në mbarë Shqipërinë. Në memorjen tonë janë të freskëta kohërat kur pensionistët në fshat merrnin gjithsej maksimumi 3400 lekë pension. Në memorjen tonë janë të freskëta kohërat kur rrugët ishin më të shkatërruarat dhe s’mund të kalohej nëpër to. Kjo situatë nuk është më. Nuk është bulevard, por është krejt tjetër nga ajo që gjetëm”, tha Berisha.

Mbeshtetja ndaj sektorit te bujqesise ishte një tjeter pike ne te cilen zoti Berisha u ndal.

“Absolutisht katër vitet që vijnë, nëqoftëse ne dhamë 56 milionë dollarë grant fermerëve do t’ju japim 165 milionë dollarë, në mënyrë që ju të lulëzoni dhe më shumë fermat tuaja”, tha Berisha.

Duke i kerkuar banoreve mbeshtetje per mandatin e peste ne Lezhe, Kryeministri e cilesoi 23 qershorin nje fitore te sigurte qe do te shkoje pertej nje mandati qeverisës.

“Me votën e Kurbinit t’i lëmë në opozitë të paktën edhe 12 vjet të tjera. Le të ecim ne përpara”, tha Berisha.

Top Channel