Pasi është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletën e
votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka ndryshuar atë.

Ne baze te ketij vendimi, Partia Demokratike nga numri 43 qe goglat percaktuan u vendos te mbaje numrin 44 ne fleten e votimit.

Perfaqesuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,Genc Gjonçaj e cilëson këtë vendim antiligjor dhe për të, institucioni me i larte zgjedhor po perdoret ashtu si ne 2011, për të ndryshar rregullat e lojës pasi ajo ka përfunduar.

“Kur flasim për shorte, flasim për një përzgjedhje fati dhe mesa duket përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk ishin dakord me fatin. Ai që sjell problemin është fakti i përdorimit të KQZ-së në këtë proces. Jemi në një recidivist i KQZ, një rast përsëritës. Eshtë një gjë që lë një shije të keqe lidhur me legjitimitetin dhe besueshmërinë e KQZ-së”, tha Gjonçaj.

Pavaresisht se deklaron se ende nuk ka vendim nese ky ndryshim i fletes së votimit do të apelohet në Kolegjin Zgjedhor apo jo, Gjonçaj thote se PS do te tregoje pergjegjshmeri te mos pengohet procesi.

Me kete ai ka parasysh se ne rast te ankimimit, rrezikohet printimi i fletes se votimit, proces qe kete here do te behet ne Slloveni dhe eshte rene dakort qe fletet te vijne ne Shqiperi ne daten 17 qershor, vetem pak perpara  dites se zgjedhjeve. Per perfaqesuesin e PS-së vendimi ka pasur prapavije te qarte politike pasi eshte me i evidentueshem ne fleten me 66 parti, numri 44.

Top Channel