LSI prezanton kandidatët në Berat

20/05/2013 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidatët e saj në qarkun e Beratit.

Vetë zoti Ilir Meta e vuri theksin te domosdoshmëria për një vëmendje më të madhe për këtë zonë të historisë dhe traditës së madhe, siç ai e cilësoi.

Për kreun e LSI-së, kryeministri Sali Berisha pas 23 qershorit do të vijë në Berat si turist. Ndërsa i pari në listën e kësaj force politike në këtë qark Nasip Naço tha se beratasit dhe gjithë shqiptarët duhet të votojnë LSI-në dhe Ilir Metën, i cili do të jetë sipas Naços kryeministri i Shqipërisë pas 23 qershorit.

Top Channel