KQZ-së, asnjë sinjal për krizën

20/05/2013 00:00

Pesë ditë përpara shpërndarjes së Kuvendit, nuk ka asnjë shenjë për zgjidhjen e krizës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sekretari Zgjedhor në Partinë Socialiste Damian Gjiknuri pohon për Top Channel se nuk ka asnjë sinjal nga Partia Demokratike për negociata.

“Nuk ka patur asnjë sinjal. Perpjekje e di që ka, por unë nuk mund t’i komentoj këtu, edhe nga faktori ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje.E mira është që një zgjidhje të gjendet sa më shpejt. Në çdo moment Kuvendi mund të thirret dhe t’i japë zgjidhje një problemi, që për mua është një problem shumë i rëndësishëm për të pasur zgjedhje me standarde”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri thote se Partia Socialiste, sa e gatshme eshte per zgjidhje, po aq eshte edhe përgatitur per te zhvilluar zgjedhje me kater anetare ne KQZ. Ai tregon strategjine e PS per te menaxhuar procesin qe ka me vete kete here dhe faktorin nderkombetar, nese Kryeministri Berisha siç thote ai, vijon t’i mbetet kokefortesise politike per ta kontrolluar kete institucion.

“Ne e kemi deklaruar qartë, nëse ai kërkon kontrollin e plotë të KQZ le ta mbajë. Ne do të përgatitemi për zgjedhje në çdo nivel, deri në Komisionet Zonale Zgjedhore, vende ku përfundimisht mbyllet numërimi i votave dhe del rezultati zgjedhor. Nëse KQZ-ja do të hyjë në proces në mënyrë të paligjshme, patjetër në mënyrë të paligjshme do të përballet me një presion të shtuar, presion popullor dhe ndërkombëtar pasi do të shkelë haptazi ligjet dhe përgjegjësia është e këtyre katër njerëzve, të cilët do të tregohen me gisht përpara publikut dhe përpara ligjit, nëse do të vendosin të hyjnë në mënyrë të paligjshme në proces. Zgjedhjet përfundojnë poshtë. Zgjedhjet janë në Qendrën e Votimit, në vendet e numërimit të votave, diferenca do të jetë e tillë që asnjë nuk ka çfarë t’i bëjë më ndryshimit të rezultatit”, tha Gjiknuri.

“Nëse teknologjia pengon, më mirë të mos përdoret”

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS komenton edhe deshtimin e testit me numerimin elektronik ne Fier, qe nese rezulton i tille edhe ne proven e ardhshme, nuk e ka me mbeshtetjen e perdorimit ne zgjedhje.

“Mendoj që teknologjia duhet të ndihmojë procesin. Nëse teknologjia kthehet në një problem më vete, më mirë të mos aplikohet fare. Për mënyrën si u prezantua ky projekt, teknologjia kishte probleme dhe unë them një proces i filluar vonë dhe me nxitim dhe mundte të jepte këto probleme dhe me çfarë duket i dha”, tha Gjiknuri.

Ndryshe nga numerimi elektronik ne Fier, projekti i identifikimit dhe regjistrimit te zgjedhesve ne Tirane deri tani ka rezultuar efektiv, thote Gjiknuri. Ai pohon se PS po punon edhe me listat e zgjedhesve dhe ne ditet e ardhshme do te beje publike ne faqet online te saj nje numer rreth 19-20 mije zgjedhes te dyshuar si të dubluar, qe do t’ju vihen ne dispozion edhe komisionereve. Në kushtet e ashpërsimit të Kodit Penal, askush të mos mendojë se do të votojë dy herë, deklaron Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste.

Top Channel