
Nënkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli, zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjte që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Zonja Topalli shprehu besimin se ne 23 qershor, te rinjte Shkodres dhe te Shqiperise do te rikonfirmojne besimin per kryeministrin Sali Berisha, duke i dhene Partise Demokratike një fitore spektakolare.
Themeli i ketij besimi sipas zonjes Topalli jane investimet qe kane qellim permiresimin e jetes dhe rritjen e punesimit te shqiptareve.
LSI, takim me minatorët e Valiasit
Në 22-vjetorin e grevës së përgjithshme të sindikatave, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani zhvilloi një bashkëbisedim me minatorët e Valiasit të cilët u shprehën të indinjuar për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen.
Për nënkryetarin e LSI-së, kryeministri nuk ka bërë asgjë për Valiasin, që është qendra që e ka sjellë në pushtet ndërkohë që nuk harron të vendosë flamujt e Partisë Demokratike në ndryshk dhe skamje.
PBDNJ në Korçë: Statusi po keqpërdoret
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka çelur fushatën elektorale në Korçë ku ka akuzuar qeverinë se detyron qytetarët të marrin pjesë në mitingjet e Partisë Demokratike.
Sipas Vangjel Dules, statusi i vendit kandidat po përdoret për qëllime elektorale ndërkohë që Shqipëria ka dështuar në marrjen e tij për 3 vite rradhazi.
FRD, Topi: Vizat amerikane, nuk e vendos Berisha heqjen
Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës.
Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së, Bamir Topi, fushatën “butaforike” të forcave të mëdha politike në vend nga Durrësi, ku ftoi politikën të ulë kokën dhe të pranojë gabimet.
Duke u ndalur te premtimi i kryeministrit Berisha për heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara, Topi uroi që shqiptarët të lëvizin sa më shpejt pa viza në të gjithë globin, por deklaroi se janë autoritetet amerikane ato që bëjnë vlerësimet dhe vendosin mbi regjimin e vizave dhe jo dëshirat e premtimet elektorale.
Top Channel