Dhjetëra ton mbetje spitalore hidhen çdo muaj, jo vetëm pranë koshave të
mbetjeve në zonat urbane, por edhe në rrugë apo pranë zonave
bregdetare, duke rrezikuar shëndetin e qindra qytetarëve dhe duke
shkelur ligjet.

Ministria e Mjedisit ka gjobitur me 20 milionë leke mbi 20 spitale dhe ka kerkuar nga spitalet shtetërore dhe private të lidhin kontrata me shoqëritë e riciklimit, të cilat pas grumbullimit dhe përpunimit i hedhin këto mbetje në landfillet përkatëse.

“Ka pretendime nga më të ndryshmet, sepse edhe spitale të ndryshme, sidomos ato shtetërore justifikohen me moslidhjen e kontratës me këto subjekte të cilat merren me trajtimin dhe riciklimin sepse fondet nuk janë dhënë nga Ministria përkatëse për trajtimin e këtyre mbetjeve”, thotë Alfred Deshati, Drejtor i Kontrollit të Mjedisit.
 
Por ndersa vetem nje spital privat, ne nje muaj grumbullon 7 deri ne 8 ton mbetje private jashte vemendjes se ligjit kane mbetur qindra klinika dentare, te cilat deri me tani nuk kane asnje kontrate me keto kompani.

“Shumë klinika dentare, të cilat janë gjenerues të mbetejeve të ndryshme nuk kanë lidhur kontrata me subjektet që trajtojnë mbetjet. Pjesa më e madhe e tyre këto mbetje i hedhin në kazanin e mbeturinave”, thotë Deshati.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën djegien e mbetjeve spitalore permes autoklavave, por djegja ne to shkakton ere dhe ndotje te ajrit. Nderkaq vete Ministria e Mjedisit thekson se shume spitale shteterore nuk kane marre parate nga Ministria e Shendetesise per lidhjen e kontratave per grumbullimin dhe riciklimin e ketyre mbetjeve te rrezikshme.

Top Channel