NBA, Kings mbeten në Sakramento

16/05/2013 20:15

Drejtuesit e klubit të NBA-së, Sacramento Kings, vendosën përfundimisht që të mbeten në Sakramento, kryeqyteti administrativ i Kalifornisë, duke hedhur poshtë përfundimisht zërat për një transferim në Siatëll.

Bordi drejtues i skuadrës historike të NBA-së, i mbledhur në Dallas ditën e enjte, votoi 22 me 8 pro qëndrimit në Sakramento.

Në NBA, pronarët e klubeve kanë në dorë emrin, ndërsa janë të lirë të zhvendosen midis qyteteve në bazë të ofertave që marrin.

Një grup biznesmenësh të Siatëllit, në bashkëpunim me autoritetet lokale vendase, i ofruan Kingsave 625 milionë dollarë për t’u zhvendosur në qytetin e tyre, ndërsa Sakramento arriti të riste ofertën deri në 525 milionë dollarë për të rinovuar kontratën.

Megjithatë, bordi i aksionerëve kryesorë vendosi që të pranonte një reduktim të fitimeve, për të qëndruar në një qytet shumë të lidhur pas klubit.

Kingsat, që më parë kanë luajtur në qytetin e Kansasit, Sinsinatit e Roçesterit, prej vitit 1985 luajnë në kryeqytetin kalifornian.

Siatëlli, një prej qyteteve më të mëdha amerikane të Bregut Perëndimor mbetet pa skuadër që prej vitit 2008, kur Supersonicsat vendosën të zhvendoseshin në Oklahoma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA