15 orë punë çdo ditë, 24-vjeçari vdes nga mbilodhja

16/05/2013 16:55

Të jetuarit në një epokë ku jeta është bërë gjithmonë e më intensive dhe presionet monetare gjithmonë e më të mëdha, nuk është aspak e dobishme për shëndetin.

Ndonëse statistikat nuk janë të qarta, numri i personave që vdesin si pasojë e mbilodhjes apo stresit në punë, duket se është shtuar në mënyrë dramatike në dekadat e fundit.

Së fundmi, një 24-vjeçar i quajtur Li Yuan, i punësuar në një kompani publicitare, ndërroi jetë pasi prej muajsh punonte nga 15 orë në ditë.

Ndërsa sfilitja iu akomulua ditë pas dite, me Yuan që duhet të punonte çdo ditë nga ora tetë e mëngjesit deri në 11 të darkës, pa llogaritur kohën e transportit si të përfshirë në pune, zemra e të riut pushoi ndërsa ai ndodhej mbi një pirg shkeseash në zyrën e tij në Pekin.

Li u shoqërua me urgjencë në spital, por atje ai u konfirmua i vdekur në mbërritje.

Rritja e shkëlqyer ekonomike e Kinës në dekadat e fundit, ka shtyrë gjithmonë e më shumë kinezë që të përpiqen të përfitojnë nga shansi i paraqitur, për të grumbulluar sa më shumë të ardhura për jetën e tyre.

Me një ekonomi në lulëzim, shumë persona pranojnë të punojnë në dy punë apo me orë të tejzgjatura.

Si rrjedhojë, besohet se Kina ka kaluar Japoninë për numrin e vdekjeve të lidhura me stesin apo mbilodhjen në punë, me rreth 600 mijë të tilla në vit.

Prej kohësh mjekët paralajmërojnë se trupi i njeriut nuk është në gjendje të përballojë punë me një orar të tillë të tejzgjatur, sidomos kur shkurtohet edhe orari i gjumit, por për fat të keq, duket se një ndryshim nuk duket i afërt në këtë drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA