Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi i bëri thirrje opozitës
të plotësoje vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Duke e ripërsëritur bindjen se Kryeministri aktual është një manipulator i vjetër i votës, ai i kërkoi Edi Ramës të mos t’i krijojë terren, për t’ia bërë Berishës sa më të lehtë vjedhjen e zgjedhjeve.
“Pushteti aktual, Qeveria, Kryeministri aktual është recidivist në manipulimin e zgjedhjeve. Përfytyroni që do ia lerë fushën bosh dhe këtu nuk është problemi që ne po na vjen keq, nëse po i ruan Edi Rama apo jo votat e elektoratit të tij, ne duam që KQZ-ja të mos vazhdojë të trajtohet si një institucion partiak, apo si një institucion i përmbushjes së interesave partiake. Unë i them opozitës që nuk mund t’i lihen ujkut mëlçitë në qafë. Kanë lënë vendet bosh në KQZ”, tha Topi.
Per te qetesuar friken e mbeshtetesve dhe shqetesimin se si FRD do te ruaje voten duke mos e qene e perfaqesuar ne Komisionet Zonale, Bamir Topi zgjodhi nje fjale te urte popullore per t’u pergjigjur: “Meqënëse ka një rregull, i cili është tradicional, që në gjuhën popullore është ‘dy duar për një kokë’, ne na detyrojnë që në vitin 2013 të marrim në dorë përgjegjësitë tona, me zgjedhësit tanë, me ata që funksionojnë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të marrë të dhënat reale, për t’i administruar dhe për t’i ruajtur, duke i garantuar atyre që nuk do të ketë shans që do të ketë manipulim të votës. Do të bashkëpunojmë fort me faktorët ndërkombëtarë, me ata që do të vijnë këtu, të cilët e njohin procesin”, tha Topi.
Top Channel