F1, Mercedes dominon provat zyrtare
11/05/2013 15:05
Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton do të nisen nga vendi i parë dhe i dytë duke bërë që starti i garës së Spanjës të dielën të shohë në vijën e parë dy pilotë të Mercedes.
Gjermani dhe britaniku ishin dy pilotët e vetëm që zbritën nën 1 minutë e 21 sekonda. Rosberg regjistroi 1:20:718, ndërsa Hamilton 1:20:972.
Sebastian Vettel (Red Bull) do të niset nga vendi i tretë, ndërsa i koha e katërt më e mirë është regjistruar nga Kimi Raikkonen (Lotus).
Vetëm vendi i pestë dhe i gjashtë për Ferrarin me Fernando Alonso dhe Felipe Massa.
Dhjetëshja e parë plotësohet nga Romain Grosjean (Lotus), Mark Webber (Red Bull), Sergio Perez (McLaren) dhe Paul Di Resta (Force India).
Top Channel