Jay-Z mund të ketë dhjetra probleme, por duket se udhëtimi në kohë për të nuk është një i tillë!

Kjo foto, e bërë publike nga një rrjet social në Shtetet e Bashkuara, tregon reperin amerikan në Harlem të Nju Jorkut rreth 80 vite më parë, pikërisht në vitin 1939.

Sigurisht, ekziston ende një mundësi e vogël që personazhi i fotos së 1939 të mos jetë Jay-Z, megjithëse ngjashmëria është perfekte!

Fotoja u zbuluar nga Qendra e Kërkimeve “The Schomburg”, një qendër kushtuar kulturës së njerëzve me ngjyrë pranë librarisë publike në Nju Jork.

 

Top Channel