Bundchen rikthehet e shkëlqyer

10/05/2013 11:20

Një prej modeleve më të famshme në botë dhe më e paguara ndonjëherë në historinë e modës, me një pasuri prej 250 milionë dollarësh të grumbulluar ndër vite, Gisele Bundchen vazhdon të gëzojë linja të mrekullueshme, pavarësisht viteve që ikin.

Supermodelja e “Victoria’s Secret”, nënë e dy fëmijëve, publikoi ditën e premte një imazh të saj në “Twitter”, në të cilin shfaqej me rroba banjo.

Braziliania, e cila ka udhëtuar në plazhet më eksluzive të botës si pjesë e punës së saj, tregoi edhe një herë më shumë se ndonëse 32 vjeç, vazhdon të ketë një formë fizike të njëjtë me një dekadë më parë, kur edhe nisi të dominonte pasarelat më të rëndësishme të botës.

Top Channel