Youtube censuron videoklipin e David Bowie

09/05/2013 00:00

Videoklipi i ri i David Bowie është censuruar nga Youtube për shkak se përmban skena të papërshtatshme.

Kënga ‘The Next Day’, përveç këngëtarit britanik, ka si protagonistë edhe aktorët hollivudianë Marion Cotillard dhe Gary Oldman.

Oldam luan rolin e një prifti i cili rreh një prostitutë para se të shkojë në një klub të mbushur me femra gjysmë-nudo.

Ndërsa Marion Cotillard ka shenjat e stigmatës dhe nxjerr gjak nga goja.

Floria Sigismondi është regjisorja e videoklipit të censuruar.

Top Channel