Tapeti i kuq tradicionalisht është përdorur për të shenjuar itinerarin e ndërmarrë nga krerët e shteteve në raste formale dhe ceremoni, por në dekadat e fundit tapeti i kuq përdoret rëndom nga eventet, ku pjesëmarrës janë njerëz të famshëm të “showbizz”-it.

Në përgjithësi, “trajtimi” me tapet të kuq dhe shtrimi i tapetit të kuq i referohet përpjekjeve të veçanta të bëra në interes të mikpritjes.

Përdorimi më i hershëm në letërsi, për ecjen mbi tapet të kuq është në veprën “Agamemnoni”, shkruajtur nga Eskili në vitin 458 P.K.

Kur personazhi kryesor kthehet nga Troja, ai pritet nga gruaja e tij Klitemnestra, e cila e fton të shoqin që të ecë mbi tapetin e kuq.  

Por, Agamemnoni i përgjigjet: “Unë jam njeri i vdekshëm, nuk jam Zot. Kam frikë të ecë në të gjithë këtë shkëlqim”.

Në pikturat e tapeteve orientale të Rilindjes shpesh shfaqen qilima dhe tapetë, kryesisht me një sfond në ngjyrë të kuqe, të vendosura në tribuna ku qëndrojnë figura të shenjta apo udhëheqës.

Por, përgjatë kohëve të fundit, tapetët e kuq përdoren shpesh në premiera filmash, mbrëmjesh gala apo eventesh të ndryshme në botën e artit.

Nëpër botë, ata po gjejnë një përdorim gjithnjë e më të madh edhe në ceremonitë luksoze të dasmave të njerëzve të famshëm.

Top Channel