Lima, e shkëlqyer edhe 13 vjet më pas

09/05/2013 18:00

13 vjet më parë, Adriana Lima lidhi një kontratë me “Victoria’s Secret”, duke fituar një famë të menjëhershme, falë hireve të saj, si një prej femrave më të bukura të botës.

E megjithatë, pak mund të kishin menduar atëherë se në moshën 31-vjeçare, pas pothuajse një dekadë e gjysmë, nëna e dy fëmijëve do të vazhdonte të gëzonte të njëjtin status.

Ditën e mërkurë, Lima shkëlqeu me linjat e saj perfekte në ishullin e St Bartsit, në Karaibe, në një fushatë të re publicitare për llogari të markës së famshme të veshjeve intime.

Braziliania, një prej supermodeleve më të famshme të botës, është e njohur për një stil të ndryshëm jete nga koleget e saj.

Një katolike e devotshme, që merr pjesë në meshë çdo të dielë, ajo ruajti virgjërinë deri në ditën e martesës me basketbollistin serb Marko Jaric, në vitin 2009, kur ishte 27 vjeç.

Së bashku me Jariç, Lima ka dy fëmijë, të cilët kanë fituar shtetësinë serbe. Nga ana e saj, Adriana gjithashtu është në prag të marrjes së pasaportës së bashkëshortit të saj.

Top Channel