Kate Moss njihet për lëkurën e saj të bardhë, por modelja britanike është nxirë në mënyrë perfekte për të qenë pjesë e reklamës së markës ‘St Tropez’.

39-vjeçarja shihet nudo dhe ka zbuluar se gjithmonë ka përdorur nxirjen artificiale: “Kam përdorur St Tropez që kur doli në treg 15 vite më parë.”

“Herën e parë që shkova në Ibiza nuk doja të isha personi më i bardhë në plazh”, theksoi Moss, e cila në vitet e fundit nuk është parë kurrë e bardhë kur vjen vera.

Top Channel