Lively rikthehet të “pushtojë” Nju Jorkun

08/05/2013 19:30

Një prej “yjeve” me ngjitjen më të shpejtë në Hollivud, Blake Lively, po përdor trupin e saj të shkëlqyer për t’u bërë e famshme edhe në botën e modës.

Pasi “pushtoi” Nju Jorkun në rolin protagoniste të Serena van der Ëoodson, një adoleshente e pasur e elitës amerikane në serialin e suksesshëm “Gossip Girl”, 25-vjeçarja u rikthye në Mannhatan, këtë herë për ta “pushtuar” në një sfilatë për llogari të një linjë veshjesh.

Bashkëshortja e Ryan Reynolds përfitoi nga kjo paraqitje për të treguar edhe një herë më shumë linjat e saj sensuale, ndëroi pozoi me veshje të stileve të ndryshme.

 

Top Channel