Rihanna, 3 orë vonesë në koncert

07/05/2013 21:55

Rihanna ka tërbuar fansat e saj në Boston pasi është paraqitur në koncert me 3 orë vonesë. Këngëtarja 25-vjeçare është vërshëllyer nga publiku në shfaqjen që duhej të ishte mbajtur më 10 mars, por që u shty nga Rihanna për shkak të problemeve të saj me laringitin.

Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 3 orësh, këngëtarja nga Barbados performoi vetëm 60 minuta dhe sipas fansave të saj, nuk këndoi “live”.

Komentet në Twitter janë të tilla:

“Faleminderit Rihanna për koncertin e shkurtër dhe për lëvizjen e buzëve. Më vjen mirë që u talle me ne!”

“Humbje parash dhe kohe! Rihanna këndoi “playback” dhe as nuk kërkoi falje.”

Top Channel