Meshkujt që kanë probleme me rënien e flokëve do të bënin gjithçka për ta zgjidhur atë, por kura e fundit mund të jetë shumë e dhimbshme.
Kura konsiston në injektimin e gjakut tënd në vendet pa flokë dhe kjo “kurë vampiri” stimulon qeliza të reja poshtë lëkurës së kokës të cilat mund të “ringjallin” flokun.
Kërkuesit e Universitetit të Breshias në Itali dhe Universitetit Mjekësor Hebre në Izrael kanë përdorur 45 vullnetarë që vuanin nga alopecia, të cilëve iu injektua gjaku i tyre në kokë. Rezultatet pas disa muajsh treguan se nisën të dilnin flokë aty ku kishin rënë.
Tashmë shkencëtarët po mundohen të prodhojnë një krem në mënyrë që të mos jetë nevoja për gjilpëra.
Dr. Fabio Rinaldi tha për ‘Telegraph’: “Mendojmë se kura e re mund të ndihmojë në rritjen e flokëve. Mendojmë se ky është trajtimi më i mirë i disponueshëm, përveç operacionit.”
Top Channel