Martohet aktorja Keira Knightley

05/05/2013 00:00

Keira Knightley është martuar ditën e shtunë me të fejuarin e saj James Righton në Provenza të Francës.

Aktorja e famshme britanike ka zgjedhur një ceremoni shumë të thjeshtë për shkëmbimin e unazave, ku morën pjesë vetëm 11 persona, sipas ‘Daily Mail’.

Gjithashtu, të ftuarit (familjarë dhe miq të ngushtë) ishin të veshur me xhinse dhe nuk pati asnjë karrocë apo limuzinë luksoze për çiftin.

Pasi thanë PO, nusja dhe dhëndrri hipën në një Reanult Clio të vjetër.

Top Channel