“Big Brother 6” në sytë e tre fituesve

05/05/2013 17:05

“Fan Club”, emisioni i çdo të diele i Albana Osmanit dhe Olti Currit, që komenton zhvillimet e përjavshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother”-it, rezervoi një surprizë të këndshme, duke bashkuar në studio tre fitues të tre edicioneve të ndryshme.

Arbër Çepani dhe Arbën Zeka, fitues të edicionit të parë e të pestë, së bashku me Ermelën, komentuan atë që po ndodh aktualisht me jetën e tyre dhe ndanë mendimet në lidhje me lojën që po zhvillohet në këtë edicion.

Arbri, fitues i “BB1”: Nostalgji për shtëpinë

Komenti për edicionin aktual: ”Patjetër që kam pasur kureshtje të shoh lojën, pasi jam edhe më nostalgjiku sepse kanë kaluar pesë vjet. Megjithatë, mbetet gjithmonë kureshtja për të parë se çfarë ndodh. Kur kalon 100 ditë brenda dhe rishikon edicionet e reja, të duket sikur rifutesh në të njëjtën aventurë. Kam përshtypjen që edhe ky edicion i gjashtë po ndiqet përsëri shumë. Ndonëse se formati është i njëjtë, autorët e spektaklit kanë futur gjithmonë detaje për të mos qenë spektakli i mërzitshëm”.

Ndikimi i sekreteve në lojë, konkurrentët e fortë:
“Në rastin e sekreteve, vajza me talasemi dha një mesazh të jashtëzakonshëm, por edhe Anaidi që ndihmon një person që ka nevojë për ndihmë e këto janë mesazhe që dalin përtej atij emisioni të përditshëm, që është jo vetëm thjesht për të kaluar kohën. Mendoj se këta dy konkurrentë janë edhe më të fortit aty brenda”.

Ermela, fituese e “BB4”: I jam rikthyer jetës normale

Jeta aktuale: “I jam rikthyer jetës normale, jo se televizioni ishte diçka e re për mua, pasi gjithmonë kam bërë prezantime, kam qenë spikere lajmesh, kam kënduar në “Top-Fest”, por e ndieja të zakonshme t’i kthehesha jetës normale, punë-shtëpi e anasjelltas. Kështu ndihem e qetë”..

Mesazhet për publikun: “Ato të Elonës e Shpendit janë mesazhe që vlejnë për publikun, që përcillen e mbeten gjatë në mendjen e njerëzve, por nuk është ky formati i “Big-Brother” e nuk zgjidhet nga kjo fituesi”.

Shpendi, “avokati part-time”:  Përgëzoj Shpendin për nismën, është shumë e vështirë që për 5 ditë të mbledhësh 150 mijë euro për të shpëtuar një fëmijë, por në kuadrin e lojës, si publik shoh një Shpend që bën rolin e avokatit në shtëpi, duke qenë se nuk është sallë gjyqi mirë është të merret një lojë e ai ka marrë avokatin, por është avokat me kohë të pjesshme. Në jetë, nëse nuk paraqitesh rregullisht në punë, të heqin prej saj”.

”Joana, shoqja që s’do të doja kurrë” –
“Joana përpiqet të bëjë show, por kjo s’do të thotë që ka inteligjencën e duhur për të bërë strategji. Fshihet pas Anaidit, është natyrë e ekzagjeruar e kam përshtypjen se dhe jashtë është ashtu, është femra që s’do të doja kurrë ta kisha për shoqe. Anaidi thotë që më ngjan mua? Nuk di të ketë ndonjë tregues brenda shtëpisë për popullaritetin, mbase i vetmi janë duartrokitjet e ditës së shtunë, e për Joanën ka pasur gjithmonë shumë pak”.

Arbër, fitues i “BB5”

Prezantues dhe këngëtar – “Jam i fundit fitues dhe me sa mundem po e ndjek këtë edicion, si gjithmonë shumë i ndjekur edhe në Kosovë, me karaktere të forta, etj. Tani jam në “RTK”-në e Kosoës, ku kam marrë pozicionin e një prezantuesi të një programi të rinjsh dhe jam në “Top-Fest 10”.

Sekretet e banorëve – “Sekretet duhet të shpaloseshin që banorët t’i njohim në formë ndryshe. Banorët ishin deri tani të shqetësuar për zbulimet e sekreteve për faktin se fitoheshin lekë, ndërsa tani do të shihet ana tjetër, një luftë e drejtpërdrejt dhe ky muaj i fundit do të jetë tepër tërheqës për publikun, që ndjek Bigun e tani luftohet për një çmim të vetëm. Mendoj se produksioni zbuloi sekretet në momentin e duhur”.

Fituesi i mundshëm – “Nuk mund të përgjigjem, nuk mund ta dimë, nuk ka favoritë e “Facebook” nuk është matësi kryesor. Sondazhet? Ne jemi të interesuar që të votojnë njerëzit, votuesit e shpallin fituesin, ne nuk e dimë për momentin. E shoh Shpendin si shumë të matur, prind 32-vjeçar, ka treguar shpirt humanizmi, nga ana tjetër karakter i fortë. Mendoj se mund të jetë finalist, por nga ana tjetër ka lojtarë që i vlerësoj shumë, Elona për shembull, ka shumë respekt për mua, ndër vite s’kam parë një vajzë me kaq stil si ajo”.

Top Channel