BB6, zbulohen të gjithë sekretet e banorëve

05/05/2013 00:00

Një mbrëmje me emocione në spektaklin e së shtunës në Big Brother. Janë zbuluar të gjithë sekretet e banorëve që janë ende konkurrentë, por dhe të banorëve që kanë dalë nga shtëpia.

Banorët të cilët kanë zbuluar sekretet nuk duhet t’i tregojnë pasi rrezikojnë të humbasin shumën e parave që kanë fituar.

Dy konkurrentët nga Kosova, Vigani dhe Edberi, të cilët kishin sekretin që ishin një konkurrent i vetëm, gjë që i çonte në nominim të dy, nga kjo javë ato do të jenë dy konkurrentë të pavarur.

Për Elonën, Joanën dhe Rikën gjatë javës ka patur një penalizim nga Big Brother. Të tre vajzat kanë qenë të detyruara të flasin me mengafon pasi kanë krijuar probleme në përdorimin e mikrofonave duke i fikur, mosvënë ose dëmtuar.

Gjatë javës nuk ka patur televotim të hapur dhe asnjë nga banorët nuk është larguar nga shtëpia. Banorët këtë gjë nuk e kanë ditur dhe ata javën e kaluar kanë bërë nominimet në prani të njëri-tjetrit. Big Brother ka realizuar një shaka duke bërë një eleminim fals të Joanës, e cila më pas është rikthyer përsëri në shtëpi.

Televotimi këtë javë është hapur, publiku nga Shqipëria mund të votojë në numrin 56666 dhe nga Kosova në numrin 55099. Të nominuarit e kësaj jave janë: Anaidi, Joana, Edberi dhe Rike.

Top Channel