Swift, edhe në botën e kinemasë

03/05/2013 13:40

E shndërruar në një prej këngëtareve më të suksesshme në skenat ndërkombëtare, Tylor Swift bëri këtë të premte edhe paraqitjen e saj të parë në ekranin e televizionit si aktore.

23-vjeçarja është protagoniste e një serie të sezonit të dytë të serialit “New Girl” dhe pjesë të shkurtëra nga ky episod u publikuan nga produksioni, në prag të transmetimit të serisë.

Tylor Swift, e cila në serial mban rolin e Elaine, sipas prodhuesve të “New Girl”, ka një rol që i përshtatet me natyrshmëri karakterit të saj.

Në këtë serial, këngëtarja, e konsideruar si një prej zërave më tërheqës të muzikës “country” në botë, luan përkrah aktores së mirënjour Zooey Deschanel.

Top Channel