Kanë kaluar 25 vite që nga debutimi i saj si modele, por Naomi Campbell vazhdon të jetë ende shumë e kërkuar në tregun e modës.

Supermodelja 42-vjeçare ka treguar edhe një herë tjetër format e saj perfekte në një set fotografik për edicionin brazilian të revistës ‘Vogue’.

Para disa ditësh mediat rozë publikuan se Naomi Campbell dhe Vladimir Doronin janë ndarë pas pesë vitesh lidhjeje. Cifti është ndarë përkohësisht dhe po bën “pushim” në mënyrë që të kthjellohet situata.

Një burim tha për gazetën ‘New York Post’: “Janë ndarë. Ata kanë një lidhje komplekse, pak a shumë si marrëveshje pune. Naomi i sjell hijeshi hoteleve dhe pronave të tij, ndërsa ai e mban në pëllëmbë të dorës. Kalojnë shumë kohë larg njëri-tjetrit pasi janë shumë të zënë.”

Edhe pse janë ndarë, supermodelja pritet që ta ftojë miliarderin rus në festën e saj të ditëlindjes, më 22 maj në Ibiza.

Vladimir Doronin ende nuk është divorcuar nga gruaja e tij Ekaterina edhe pse janë ndarë që në vitin 1998.

 

Top Channel