PS padi penale Pollos, reagon ministri

03/05/2013 00:00

Dy deputetet e opozitës, Alfred Dalipi dhe Taulant Balla kanë depozituar
në Prokurorinë e Tiranës një padi penale, ndaj ministrit të Inovacionit
Genc Pollo me motivacionin e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së
barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike siç është
tenderi me kosto rreth 25 milionë euro për ngritjen e rrjeteve dixhitale
të Televizionit Shqiptar.

“Kemi dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës tyë gjithë dokumentacionin që fajëson dhe bën fajtor ministrin Pollo për të gjithë veprimet e ndërmarra deri tani për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, duke i bërë apel dhe Prokurorisë që të nisë një hetim sa më shpejt për të parandaluar një vepër penale, e cila do të detyronte autoritetet dhe shtetin shqiptar pas kryerjes së tenderit në detyrime financiare”, tha Dalipi.

Deputeti Taulant Balla, theksoi se tenderi eshte parashikuar te zhvillohet me 13 maj, ndaj Prokurori i Pergjithshem duhet te filloje nje hetim te thellesishem, pasi jane kryer veprime ne kundërshtim me ligjet qe rregullojne lirine e pjesemarresve ne nje tender me fonde publike, para qe do te paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

“Kemi të bëjmë me rastin unik të një gare koncesionare, e cila i jepet për financim, për zbatim, për trajnim, për shtrirje të njëjtës kompani, ndërkohë tenderi është njoftuar që do të mbahet me 13 dhe vetëm katër ditë më pas do të shpallet fituesi dhe brenda dy javëve do të lidhet kontrata. Sigurisht që e gjithë kjo bëhet me qëllimin e qartë që të mbyllet sa më shpejt sepse 23 qershori po vjen se qoftë Pollo, qoftë Berisha nuk do të jenë më në qeverisje pas 23 qershorit”, tha Balla.

Ne kallezimin per ndjekje penale te depozituar ne Prokurorinë e Tiranes, argumentohet se procedura e tenderimit po kryhet ne forme te njeanshme dhe aspak transparente dhe se procedura po kryehet me forme te drejteperdrejte per te favorizuar persona te vecante.

Ky tender po zhvillohet ne nje kohe qe nuk ka nje projekt te qarte zbatimi po nje studim fizibiliteti per porjektin. Data e shpalljes se tenderit eshte me 13 maj, dhe vendimi merret kater dite me pas, duke mos lene asnje hapesire kohore  operatoreve ekonomike per zhvillimin e ankesave ditesh.

Ne qershor pritet te nise konkretizimi i ketij projekti, realizimi i se cilit do te kryhet permes taksave publike te qytetareve. Ky tender, eshte denoncuar ne menyre te vazhdueshme nga deputetet e opozites, te cilet kane theksuar se MITIK, po nderhyn ne statusin ligjor te AMA-s dhe te Radiotelevizionit Shqiptar, duke kryer nje tender i cili duhet te hartohej dhe te zhvillohej prej tyre.

Pollo: Taulant Balla, ky gojëpalarë
Dëmshpërblimin e gjykatës prapë për Kryqin e Kuq

Ministri Genc Pollo tha ka reaguar pas padisë së bërë ndaj tij nga deputetët socialistë Taulant Balla dhe Alfred Dalipi, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht. Në reagimin e tij, Pollo është shprehur se “shuku me letra” i depozituar në prokurori nga deputetët socialistë është vetëm një urdhër i kryetarit të tyre, Edi Rama.

“Taulant Balla, sa herë që kalon nga Prokuroria hedh një shuk me letra dhe përmend emrin tim. A vepron për hesap të Edi Ramës, apo për hesap të biznesit të kunatit, apo të të dyve bashkë, pak më intereson se çfarë bën ky gojëpalarë. Mbetem i vendosur që nëse sërish gjykata e urdhëron Ballën të më dëmshpërblejë, paratë do t’ia dhuroj Kryqit të Kuq Shqiptar”, ka deklaruar Pollo.

Top Channel