Periudha e vështirë e Carla Brunit

03/05/2013 20:50

Është modele, këngëtare dhe ka qenë Zonjë e Parë franceze për një periudhë të shkurtër kohe, por Carla Bruni ka zbuluar se ka vuajtur shumë pas lindjes së vajzës së saj për shkak të komenteve që e cilësonin si të shëndoshë.

Duke folur për ‘Vanity Fair’, 45-vjeçarja tha se është shumë e vështirë të sjellësh në jetë një fëmijë në moshë të madhe: “Komentet e njerëzve të vrasin shumë. Nuk njohin kufij. Nisa terapinë për të përballuar situatën ku ndodhesha.”

“Më pëlqyen shumë sesionet e terapisë pasi në moshën time, nëse nuk e merr jetën me filozofi, merr fund”, shtoi bashkëshortja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.

 

Top Channel