Partinë Socialiste akuzoi Qeverinë se ka dështuar në bërjen e
transparencës së ndërtimit të rrugëve një javë nga koha, kur opozita
publikoi grafikun e llogaritjes se sa rrugë janë ndërtuar realisht gjatë
këtyre 8 vjet qeverisje të Berishës.

“Llogaria përfundimtare deri sot, del 1515 kilometra rrugë gjithsej, që nga ato me 4 korsi, e deri tek rrugët rurale me 1 korsi. I kërkuam qeverisë dhe Kryeministrit dhe ata tabelat e rrugëve të tyr ekombëtare të ndërtuara në Shqipëri këto 8 vjet. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje serioze për kërkesën tonë të ligjshme.E vetmja përgjigje deri tani ka qenë ajo e Olldashi, që u përgjigj duke na thënë “Merrni metrin dhe shkoni t’i matni”. Në fakt,edhe ne këtë kemi bërë dhe na dolën 1515 kilometra. Tani po presim që qeveria, edhe ajo të marrë metrin të masë dhe t’i bëjë edhe ajo publike. U përgjigj edhe z. Ruli, i cili në vend t’i vinte vetullat i nxori sytë fare Qeverisë. Z. Ruli më datë 28.04.2013 deklaroi, citoj: “Rrugët që janë realizuar nëpërmjet granteve apo Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në këta vite të qeverisjes së PD janë 1.500 kilometrave”, u shpreh Lame.

Top Channel