David Beckham dëgjon… Justin Bieber

03/05/2013 21:20

David Beckham është turpëruar nga shokët e tij të skuadrës së PSG pasi ata kanë zbuluar se futbollisti i famshëm anglez dëgjon këngët e Justin Bieber.

Zlatan Ibrahimovic deklaroi për ‘The Sun’ se “të gjithë u shokuan” kur panë në iPod-in e mesfushorit 38-vjeçar muzikë adoleshentësh.

“Aty kishte këngë pafund të Justin Bieber, Selena Gomez dhe Jonas Brothers. Ne prisnim grupe angleze rock-u ose maksimumi hip-hop amerikan. Gjithsesi, kjo tregon që Beckham nuk ka shije në gjithçka”, deklaroi sulmuesi suedez.

Top Channel