Videoklipi skandaloz i këngëtares polake

02/05/2013 19:45

Margaret është një këngëtare e re polake e cila ka dashur të sigurohet që videoklipi i saj i parë të mos kalojë pa u vënë re dhe për këtë gjë ka vendosur që të gjithë meshkujt dhe femrat që janë pjesë e tij të shfaqen krejtësisht nudo.

Klipi i 21-vjeçares përqendrohet në një festë ditëlindjeje të organizuar nga prindërit e saj dhe ku të gjithë të ftuarit paraqiten pa asnjë rrobë në trup. Disa nga momentet që spikasin kanë të bëjnë me incidente të vogla që përfshijnë organe gjenitale mashkullore.

Duke folur për xhirimet e klipit të këngës me titull ‘Thank You Very Much’, Margaret është shprehur për ‘The Sun’: “Ishte pak e çuditshme, por më pëlqeu shumë që njerëz të moshave dhe përmasave të ndryshme ishin shumë rehat me trupin e tyre dhe qëndronin përballë njëri-tjetrit pa asnjë problem.”

Regjisor i videos është Marrs Piliero, i cili më parë ka punuar me këngëtare si Ke$ha dhe Britney Spears.

 

Top Channel