Natalie Portman bëhet zonja Macbeth

02/05/2013 00:00

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Natalie Portman është zgjedhur për të
qenë pjesë e kastit të filmit “Macbeth”, ku do të interpretojë zonjën me
të njëjtin emër.

Në këtë ripërshtatje të veprës së William Shakespeare, xhirimet për të cilin do të nisin më vonë gjatë vitit, do të interpretojë edhe aktori i njohur Michael Fassbender.

Portman dhe Fassbender kanë bashkëpunuar së fundmi në një film të regjisorit Terrence Malick, titulli i të cilit nuk është caktuar ende, por që bën fjalë për muzikën në Teksas.

Aktorja 31-vjeçare, që fitoi Oscar-in për rolin e saj në filmin e vitit 2010 “Black Sëan”, do të shfaqet më vonë në sallat e kinemasë me “Thor: The Dark ëorld”, vazhdimi i filmit të parë me protagonist aktorin Chris Hemsëorth.

Sipas mediave britanike, skenari i “Macbeth” është një depërtim i thellë në historinë e tij, ku përfshihen edhe skena luftarake.

Mes versioneve të tjera kinematografike të veprës së Shakespeare është ai i Roman Polanski-t në vitin 1971, si dhe ai i Orson ëelles në vitin 1948.

Top Channel