JJ Abrams: “Star Wars”, shansi i një jete të tërë

02/05/2013 00:00

Producenti JJ Abrams ka deklaruar se oferta për të bërë regjinë e filmit
të ri “Star Wars” ishte “shansi i një jete të tërë”, të cilit ai nuk i
rezistoi dot.

Por Abrams ka pranuar se është seriozisht i shqetësuar për faktin se shihet si një regjisor që gëzon privilegje për vazhdimin e sagave.

“Ishte një nga arsyet kryesore përse fillimisht i thashë jo “Star Wars”. Mendova se nuk duhet të isha unë”, ka thënë Abrams për BBC.

Regjisori, i cili ndodhet në londër për promovimin e “Star Trek: Into Darkness”, që do të shfaqet më 9 maj, ka drejtuar edhe episodin e parë të sagës në fjalë në vitin 2009, që pati sukses.

Para se të drejtonte “Mission: Impossible III” në 2006-ën, Abrams prodhoi dy prej serialeve televizive më të suksesshme amerikane, “Alias” dhe “Lost”.

Në vitin 2011 ai drejtoi thrillerin tjetër fantastiko-shekncor “Super 8”, për të cilin bashkëpunoi ngushtë me Steven Spielberg. Por 46-vjeçari shton më tej se nuk dëshiron të lidhet shumë me vazhdimin e sagave.

“Në njëfarë pike ndjej se nuk mund t’i vazhdoj më. Ndjej se duhet t’i jap fund. Të njëjtën gjë ndjeva pas “Mission: Impossible” dhe madje edhe pas “Star Trek””, ka shtuar ai.

Top Channel