Të gjithë e kemi parasysh atë moment kur je aq i lodhur sa nuk mund të mbash dot hapur sytë.

Kjo gjë i ka ndodhur një djali të vogël i cili ka “pushtuar” rrjetin me anë të një videoje ku përpiqet të hajë, por nuk arrin ta bëjë këtë gjë për shkak se e zë gjumi.

3-vjeçari mundohet disa herë të mbarojë ushqimin e tij, por e zë gjumi gjithmonë duke krijuar një skenë që ka tërhequr rreth 110 mijë klikime që kur është ngarkuar në Youtube.

Vogëlushi përtypet, ndalon, i bie koka dhe zgjohet sërish duke vazhduar të përtypet dhe duke luftuar me gjumin.

Top Channel