“Luftëtarët” e vegjël të sumos

30/04/2013 00:00

Pranë një tempulli budist në Tokio, fëmijë me pak se 1 vjeç kanë marrë pjesë në festën e Nazikumos, siç njihet ndryshe lufta në sportin e sumos.

Por të miturit nuk shtyjnë njëri-tjetrin fizikisht, sikurse ndodh në ring mes të rriturve, por sfidojnë duke qëndruar në krahët e luftëtarëve të vërtetë.

Fituesi? Fiton fëmija që qan i pari dhe spias traditës japoneze do të jetë një fëmijë që do të gëzojë shëndet të mirë.

Top Channel