Si të luftojmë jetën sedentare

29/04/2013 17:30

Jeta sedentare është kthyer në vrasësin e heshtur të kohëve moderne. Teknologjia dhe telekomunikaconi, gjithmonë e më shumë po bëjnë që barrierat fizike të shuhen e nga ana tjetër, në të kryejmë gjithmonë e më pak lëvizje.

Kjo do te thote me shume probleme fizike, me shume shanse per t’u prekur nga semundje qe vijne si pasoje e mungeses se aktivitetit fizik. Megjithate me pak vullnet dhe pak kohe ne dispozicion u mund ta ndryshoni stilin e jetes suaj.

Ja cilat jane gjerat qe mund t’ju shpetojne jeten!

Mbani larg telefonin

Nese doni te takoni dike e te flisni per pune a çeshtje personale, shmangni bisedat telefonike. Zgjidhni takimet nese koha nuk premton dhe per me teper rrugen bejeni ne kembe.

Shmangni ashensorin

Vetem pak minuta kohe me teper ju kushton zbritja apo ngjitja ne kembe e shkalleve te baneses ku jetoni. Mos harroni qe levizja ndihmon ne humbjen e kalorive dhe nje qarkullim me te mire te gjakut.

Bojkotoni autobusin

Nese behet fjale per distance te aferta, zgjidhni ecjen me kembe dhe jo autobuzin. Por, edhe nese piketakimi eshte larg, se paku nje apo stacion kryejeni ne kembe. Detyrimet dhe punet e vogla te jetes se perditshme mundohuni t’i zgjidhni pa levizjen e makines. Do ta ndieni qe ne pak kohe ju do te jeni me energjike dhe ne forme.

Mos u dorëzoni as ne zyre

Çfare demton me teper eshte zyra dhe karrigia e punes. Gjate qendrimit ne zyre cdo nje ore, ngrihuni nga vendi i punes dhe kryeni levizje sado te vogla qofshin. Mos mendoni se këto gjëra ju marrin shume kohe. Jave veprime te vogla, por qe sjellin ndryshimin e madh ne jeten tuaj.

Top Channel