Rio, protesta për stadiumin e ri

29/04/2013 14:10

Me rastin e inaugurimit të stadiumit Marakana pas restaurimit të plotë të tij, në Rio de Zhaneiro ka pasur protesta të mëdha.

Qindra persona u grumbulluan për të kundërshtuar prishjen e shumë godinave përreth zonës ku gjendet impianti sportiv, lagjia që njihet me po të njëjtin emër si stadiumi.

Stadiumi më i famshëm i Amerikës Latine është rikontruktuar në kuadër të Kupës së Botës “Brazil 2014”. Ai do të ketë tashmë një kapacitet prej 78 000 spektatorësh dhe do të përdoret edhe në Kupën e Konfederatave të këtij viti.

Top Channel