Një shpërthim i fuqishëm la me dhjetëra të plagosur e dëmtoi rëndë një ndërtesë mesditën e së hënës, në kryeqytetin çek, Pragë.
Zona përreth shpërthimi të ndodhur në rrugën Divadelni është rrethuar nga kordonë policorë, ndërsa të paktën 40 persona janë shoqëruar për trajtim në spital pas plagëve të marra.
Mediat çeke bëjnë me dije se katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.
Njëkohësisht, kryetari i Bashkisë së Pragës, deklaroi në një radio se sipas informacionevë të pakonfirmuara, tre persona kanë mbetur në gërmadhat e një pjese të shembur të ndërtesës
Xhamat e ndërtesave të tjera, deri në qindra metra nga vendndodhja u thyen si rrjedhojë e presionit që krijoi shpërthimi.
Ndërtesat e ndodhura më pranë janë evakuuar. Sipas hetimeve paraprake, besohet se incidenti u shkaktua si rrjedhojë e një rrjedhje gazi.
Shpërthimi në fjalë ndodhi në qendër të qytetit, pranë Teatrit Kombëtar të Republikës Çeke.
Top Channel