Prudence Staite ka pasion përgatitjen e picave që mund të konsiderohen vepra arti.

Britanikja 33-vjeçare krijon portrete personazhesh të famshme duke vendosur përbërësit e picës në mënyrë që të krijohen tiparet e VIP-ave si Barak Obama, Lady Gaga, Kate Winslet etj.

33-vjeçarja thotë për ‘Daily Mail’: “Bazohem në fotografi dhe nis punën duke bërë një skicë fillimisht. Më pas i futem punës me brumin e picës dhe salsën e domates. Më pas vjen e vështira: duhen hedhur aty ku duhet proshuta dhe përbërësit e tjerë. Duhet bërë kujdes në mënyrë që të lihet hapësirë për të krijuar tiparet e fytyrës.”

Picat e Prudence janë shumë të mira pasi ajo nuk sakrifikon shijen në favor të artit duke përzier përbërës që nuk shkojnë me njëri-tjetrin.

Margaret Thatcher


Lady Gaga

Kate Winslet

Mbretëresha Elisabetë

Top Channel