Shqiptarët gjatë 10 viteve të fundit janë prekur nga sëmundjet alergjike
dhe astmatike. Mjeket sqarojne se prevalenca eshe ketyre semundjeve
eshte rritur me 50 %, dhe nje nder shkaqet kryesore eshte jo vetem
ndotja e mjedisit, por ndryshimi i stilit te jeteses, nga zonat rurale
ne ato urbane.

Nendrejtori i Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, Mehmet Hoxha sakteson se 20 % e popullise se vendit ka probleme alergjike dhe 7.7 % e fëmijëve janë astmatikë.

“Vitet e fundit kemi rritje gati 50 për qind të sëmundjeve alergjike dhe ky është një trend botëror. Simtomat e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes hasen në 20 për qind të popullatës, kurse të rrugëve të poshtme, deri në 7-8 për qind të popullatës”, thotë Hoxha.

Por veç ndotjes se larte te ajrit, nje problem i madh eshte ndryshimi i menyres se jetesës. Mijëra shqiptare jetojne ne ambiente te mbyllura dhe larg natyres.
 
“Fëmijët janë kontigjenti më i prekur. Prevalenca e astmës tek fëmijët shkon mbi 10 për qind të popullatës. Ndotja atmosferike bën që grimcat të poleneve të kthehen në agresive, kështu që në Shqipëri në dekadën e dytë dhe të tretë të jetës kemi një prevalencë shumë të rritur të sëmundjeve alergjike, pikërisht pasi polenet janë më agresive, të bashkangjitur me ndotësit atmosferikë”, thotë Hoxha.

Alergjite shkaktojne komplikacione te medha ne frymemarrje nese nuk mjekohen sic duhen.Muajit prill, maj dhe qershor eshte faze me kritike per kete paciente te cilet duhet te kufizojne daljen ne ambiente te jashtme.

Top Channel