Njohja e gjinisë së foshnjes, me e rëndësishme për baballarët

26/04/2013 12:05

Njohja e gjinisë së fëmijës së tyre të palindur ndihmon baballarët e ardhshëm që të krijojnë me lehtë lidhje me foshnjen pas lindjes.

Ky ishte përfundimi në të cilin arriti një studim shkencor i Universitetit të Birmingamit, në Britaninë e Madhe.

Studimi tregoi se njohja e gjinisë së fëmijës lejon baballarët që gjatë pritjes të përfytyrojnë më mirë fëmijën dhe rolin e tyre si baba i ardhshëm, duke i dhënë emër, konceptuar lojra apo aktivitete të tjera si prind.

Kërkuesit ndoqën 11 baballarë të ardhshëm gjatë të gjithë shtatzanisë së parnereve të tyre, ndërsa pjesëmarrësit kishin moshë 22 deri 58 vjeç.

Sipas studimit, për një mashkull, reagimi i parë pas mësimit se partnerja e tyre është shtatzanë është lindja e një lloj pasigurie, për atë që do të vijë, ndërsa duke mos pasur kontakt direkt me fëmijën, lidhja e tij është e ndryshme nga ajo e nënës.

Me qenien të pranishëm në skanimin e bërë pas tre muajsh, kur është e mundur të shihet seksi i fëmijës, baballarët tregonin një ndryshim në sjelljen e tyre, duke u bërë me afektiv me foshnjen, pasi lehtësohej krijimi i lidhjes me të.

Top Channel